Maqedoni

Carovska: Librat digjitalë, mundësi për nxënësit

Nxënësit që në vitin e ardhshëm shkollor do

Nxënësit që në vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në klasë të katërt do të mësojnë nga librat digjital dhe jo ato të zakonshëm. Ministrja e Arsimit, Carovska kujtoi se për çdo lëndë të caktuar do të përdoren burime të ndryshme të informacionit por të gjitha në formë elektronike. Ajo shtoi se familjet me gjendje të rëndë ekonomike do të kërkojnë nga shkollat ti shtypin materialet mësimore nëse fëmijët e tyre nuk kanë internet dhe pajisje elektronike.

– Advertisements –


Libri digjital nuk është ai libër që deri dje e kishim me miliarda fakte të vendosura në PDF. Koncepti i mësimit është se aty ka shembuj drejtuar hulumtimeve ndërsa nxënësi mund ti konfirmojë faktet që duhet ti dijë. Secili prej prindërve që do të vlerësojë se fëmija i vet nuk mund të mësojë në formë elektronike do të shtyp librin dhe nuk ka asnjë problem nga shkolla për nxënësit të cilët kanë mungesë të mjeteve financiare. Gjithashtu, në ato familje ku ka mungesë duhet të sigurohen edhe pajisje elektronike nga shkolla- deklaroi  Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” vlerësojnë se është herët të flitet për edukim të përgjithshëm digjital. Sipas Zmijanac, në këtë rast do të diskriminohen nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike kur bëhet fjalë për arritje të njohurive.

Edukimi digjital është larg nga praktika aktuale ndërsa  do ti kushtohet shumë kohë rrezatimit në laptop dhe kompjuter. Digjitalizimi i përgjithshëm është rrezik i përgjithshëm dhe diskriminim i kategorive të rrezikuara të fëmijëve, ky është njëri problem. Pastaj, vijojnë problemet shëndetësore, tërheqja e fëmijëve. Një theks i veçantë do ti jepet dijes dhe mundësisë që ata që kanë mundësi më të mira të ecin përpara kundrejt atyre që janë kategori të varfra- tha  Dragi Zmijanac, Megjashi.

Ditë më parë, Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin për tekstet dhe materialet e tjera mësimore dhe didaktike. Ndryshimet parashikojnë që nxënësit e klasës së katërt deri në të nëntë dhe nxënësit e shkollave të mesme të kenë libra dhe materiale elektronike, ndërsa nxënësit nga klasa e parë deri në atë tretë të vazhdojnë të kenë libra të zakonshëm.

Melihate Rustemi