Maqedoni

Carovska garanton se rritja e pensioneve nuk do të rrezikojë vrimën buxhetore

Ngritja e pensioneve nga 1 janari për 11,40 euro, sipas Ministres Milla Carovska nuk do të rrisë vrimën buxhetore në Fondin e Sigurimit pensional invalidor. Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska tha se rritja shtesë e buxhetit nuk thellon hendekun por shkon paralelisht me subvencionimin e rritjes së pagave nga 600 deri 6,000 denarë, për të cilat shteti do t’i paguaj kontributet e fuqisë punëtore.

Këto para që i japim për subvencione nuk e rrisin hendekun në Fond, ato përkundrazi transferojnë para dhe e mbyllin vakumin sepse ato mjete arrijnë përsëri në Fond. Tani paratë sërish nga buxheti transferohen në Fondin pensional. Por më këtë nuk bëjmë keq, i rrisim të hyrat në Fond. Mund të paguajmë pensione më të larta, duke mundësuar që një pension mesatar ta mbajmë në nivelin e njëjtë me pagën minimale – deklaroi Milla Carovska, Ministre e punës dhe Politikës Sociale.

Drejtori i Fondit Shaip Zeneli thotë se rritja e pensioneve vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale dhe asaj mesatare që aktualisht është 15.500 denarë.

Kemi rritje të kontributit për sigurim pensional-invalidor prej 18 në 18.4%, nga të cilat 12.4% mbeten në shtyllën e parë, ndërsa 6% transferohen në shoqëritë pensionale private. Të hyrat në Fond kanë pësuar rritje prej 10% krahasuar me periudhën janar-tetor 2018 me periudhën janar-tetor 2019 – u shpreh Shaip Zeneli, Drejtor i Fondit të sigurimit pensional-invalidor.

Gjithë këto masa të pushtetit, VMRO-ja i cilëson si gënjeshtra parazgjedhore. Nga ky subjekt politik thanë se me ndërhyrjen në Ligjin e FSPIM, 324 mijë pensionistëve për tre vjet rresht u janë hequr nga 1,500 denarë, që tani për t’i gëzuar me këtë rritje pensionesh.

Adnan Qaili

Loading…