Shqipëri

Cakaj: Shqipëria nuk është vetëm përqafuese e vlerave të KE por edhe kontribuese përmbajtësore e tij

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.
Mministri Cakaj shprehet nëpërmjet rrjetit social “Facebook” se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij dhe se do punojë në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.”Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij. Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.” – shprehet ministri Cakaj.
Gjithashtu ministri Cakaj vuri një theks të fortë edhe tek anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë, i cili sipas tij nuk është vetëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.” Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës” bën të ditur ministri Cakaj.