Maqedoni

Butel, Kostovski hesht për objektin e komunës

Përgatiti: Evi Shkopi

– Adver

Përgatiti: Evi Shkopi

– Advertisements –

Gjatë fushatës parazgjedhore kryetari aktual i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, kishte premtuar se në muajin e parë të mandatit të tij do të lëshonte objektin e komunës së Butelit, në mënyrë që i njëjti të shfrytëzohej nga qytetarët e kësaj komunë si poliklinikë. Ka pothuajse një muaj që ka ardhur në këtë funksion dhe siç vërejtëm, asnjëri nga të punësuarit nuk ka filluar të bëjë paketimet për të lëshuar këtë objekt, që i njëjti të shfrytëzohet si poliklinikë. Dy javët e fundit kemi tentuar të kontaktojmë me kryetarin e komunës së Butelit, por pa sukses, madje as nuk u është përgjigjur telefonatave. Të rikujtojmë edhe njëherë premtimin e tij.

“Prioritet kryesorë do të jetë ndërtimi i një poliklinike të re dhe modern në komunën tonë, por deri sa të ndërtohet poliklinika e re, që në muajin e parë pasi të  fitoj besimin tuaj dhe të bëhem kryetarë i Komunës së Butelit, unë do ta ofroj objektin e Komunës që të jetë poliklinikë e denjë për miqtë e mi, të njohurit e mi, për Butelasit e mi. Unë dhe ekipi im do të heqim dorë nga rehatia, vetëm që qytetarët e mi të gënjyer të ndihen të dinjitetshëm.”- kishte thënë më 28.09.2021 Darko Kostovski.

YouTube video

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Alsat se vendosja e objekteve të montuara në disa komuna të Shkupit është në shqyrtim e sipër.

Ministria e Shëndetësisë
“Është në zhvillim e sipër shqyrtimi i vendosjes së këtyre objekteve të montuara në më shumë komuna të Shkupit.
Pas përfundimit të të gjitha analizave, do të vazhdohet me performancën. Bartës i kontratës është EMS DOO Shkup, i gjithë projekti për 10 ambulanca kushton 178.900.000 denarë.”

Parcela ku janë vendosur objektet e montuar për të cilat u tha se do të jenë poliklinika e ardhshme, ndodhetngjitur me Komunën e Butelit. Fillimisht ishte menduar që aty të ndërtohej një objekt, por më pas autoritetet shëndetësore kishin vlerësuar se një poliklinikë modulare do të merrte më pak kohë ndërtimi, më pak mjete financiare  dhe ofron efikasitet energjetik.