Lajme

Burri tenton të vetëvritet në vendin e njëjtë ku gruaja i mori vetës jetën duke lënë një letër për të

Një 32-vjeçar ka tentuar të vetëvritet me litar në një fshat të Kamenicës. Viktima është burri i 19-vjeçares që e vari veten dy muaj më parë. Për shkak të peshës së tij të rëndë, litari me të cilën ka tentuar të vetëvritet është këputur, duke ia shpëtuar jetën 32-vjeçarit.

Gjendja e 32-vjeçarit është e rëndë, ndërsa po trajtohet në spitalin e Gjilanit. Lajmin  e ka konfirmuar prokurori kujdestar në Gjilan, Agron Uka.

Ai tha pesha e tij e rëndë e ka shpëtuar atë, pasi litari ka qenë i varur 2.90 metra lartësi nga toka.

32-vjeçari ka tentuar të vetëvritet në vendin e njëjtë ku edhe gruaja e tij u var, në një mal, 180 metra larg nga shtëpia e tyre.

Viktima pasi ka shpëtuar është kthyer në shtëpi dhe është shtrirë në dhomën e tij, ndërkohë që familjarët kanë dalë për ta kërkuar, po në atë mal. Për shkak të borës së madhe, kishe qenë e vështirë gjurmimi i tij, por Uka thotë se familjarët kanë arritur ta verifikojnë përmes një gjurme të këpucës dhe litarit që ka mbetur mbi borë.

Kur familjarët janë kthyer në shtëpi e kanë parë atë të shtrirë dhe në gjendje të rëndë, ku pastaj edhe është dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit.

E  gjithë ngjarja kishte ndodhur pasi 32-vjeçari kishte munguar rreth 1 orë, kjo është arsyeja pse familjarët kishin dalë për ta kërkuar, thotë Uka.

Po ashtu, sipas Ukës, 32-vjeçari pas vdekjes së gruas së tij, ka vazhduar duke postuar fotografi të saj në rrjete sociale dhe duke e përkujtuar duke e rënduar gjendjen e tij.

Kujtojmë se çifti kanë një djal, 3-vjeçar. Ndërsa mediat kosovare, pas vdekjes së tij raportuan se në xhepin e gruas u gjet një letër ku shkruante “Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.

Ndërsa, gruaja e tij në pasditen e 17 tetorit kishte kryer vetëvrasje me litar. 19-vjeçarja jetonte me burrin, djalin 3-vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi vikendi në fshat, ku edhe gruaja vendosi t’i jepte fund jetës së saj.