Lajme

Burri nga Prizreni e raporton gruan në polici, thotë se ia mori dy vajzat dhe iku jashtë vendit

Një burrë nga Prizreni ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij ia ka marr dy vajzat dhe dyshon se ka ikur jashtë shtetit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.

“Prizren, 08.02.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka marr dy vajzat e tij (njëra e mitur) dhe dyshon se ka ikur jashtë shtetit. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.