Showbiz

Burri i blen dhuratë superluksoze Adelina Ismailit

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, tani e tutje do të vozisë një veturë të re të tipit “Renault”.

Veturën e ka pranuar dhuratë nga burri i saj, Vali.

Fotografi të veturës së re, Adelina ka ndarë sot për 8 Mars.

Njëherësh ka edhe një falënderim për partnerin e jetës, bashkëshortin Valin.

“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojë. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua. Grua e jotja. Falemnderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë. Të dua Val”.