Sport

Bundesliga: Dortmund mposht si mysafir Wolfsburgun, Byerni mposhtet nga Mainz

Janë mbyllur katër sfidat e javës së 31-të të B

Janë mbyllur katër sfidat e javës së 31-të të Bundesligës gjermane, teksa bie në sy humbja 2-1 e Bayern Munchen kundër skuadrës së Mainzit, njofton Insajderi.

Bavarezët e panë veten në disavantazh që në minutën e tretë të takimit, pasi sulmuesi Burkardt kaloi në epërsi skuadrën Mainz. Pa u mbyllur pjesa e parë vendasit gjetën dhe golin e dytë, teksa ishte mesfushori Quaison i cili realizoi në të 37-të minutë. Në minutat shtesë të takimit ishte sulmuesi polak, Robert Lewandowski i cili ngushtoi diferencën, por vetëm aq. Me këtë humbje Bayerni shtyn festën për titullin kampion, pasi matematika nuk i jep akoma të drejtë bavarezëve të festojnë.

Dortmundi mori një fitore 0-2 në transfertën e Wolfsburgut, ku heroi i ‘verdhezinjve’ ishte sulmuesi Haaland i cili realizoi një dopietë. Me këtë fitore Dortmundi mbetet në vendin e pestë në kuotën e 55 pikëve, një më pak se Frankfurti i vendit të katërt që ka një ndeshje më pak dhe dy më pak se Wolfsburgu i vendit të tretë.

Në sfidat e tjera, Werder Bremeni i Milot Rashicës pësoi humbjen e gjashtë radhazi në kampionat, teksa u mund 3-1 nga Unioni i Berlinit. Ndërsa Freiburgu dhe Hoffenheimi morën nga një pikë duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. /Insajderi.com