Lajme

Bulliqi në takim vritual me Hotin – bisedojnë menaxhimin e pasojave nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka zhvilluar një takim virtual me kryeministrin në detyrim, Avdullah Hoti.

Bulliqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për menaxhimin e pasojave të vërshimeve.

“Në një takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, me ministra dhe kryetarë komunash biseduam për menaxhimin e pasojave të vërshimeve në vendin tonë”, ka shkruar Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se: “I informova për menaxhimin e situatës në komunën e Podujevës dhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, bujqësi dhe në ekonomitë̈ familjare. Poashtu, i informova se kemi formuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore”.

Tutje Bulliqi ka treguar se kryeministri në detyrë ka thënë se do të ndajë një fond për kompensim të dëmeve.

“Kryeministri në detyrë tha se Qeveria do të ndajë një fond për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Me këtë rast, kërkova që Komuna e Podujevës të trajtohet me prioritet, meqë Komuna nuk ka mundësi buxhetore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara”, ka shkruar Bulliqi.