Lajme

Bulliqi: Do ta fitojmë Podujevën në raundin e parë të zgjedhjeve

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thwnw se  është i bindur se do të dalë fitimtar në zgjedhje, njofton Insajderi.

Ai në Emisionin DPT te Fidani ka thënë se “në çfarëdo rrethane, në çdo situatë qytetarët llapjanë kanë me përqafu ndryshimin”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Besoj që do t’i fitojmë zgjedhjet pa balotazh, pasi kemi treguar në nivelin qendror se qeverisim me duar të pastra”, theksoi më pas Bulliqi.

I pyetur “për mundësinë e shtyrjes së  zgjedhjeve për shkak të pandemisë Covid-19”? – Bulliqi është shprehur kundër kësaj mundësie për shtyrje të serishme të zgjedhjeve.

“Shpresoj shumë që ky do të jetë vendimi i fundit. Podujeva që 7 muaj është pa kryetarë, ka pasur mundësi që këto zgjedhje të mbahen më herët. Një gjë e tillë nuk ka qenë në interes të tij (Thaçit), arsyet mund t’i di vetëm ai dhe rrethi i tij i ngushtë”.

Zgjedhjet në Podujevë janë caktuar për 29 nëntor. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk e ka mohuar mundësinë për shtyrje të zgjedhjeve nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19./Insajderi.com