Maqedoni

Bujqit në protesta, kërkojnë subvencionet

Me traktorë dhe pankarta “Kulturat tona përfunduan në mbeturina”, blegtorët, vreshtarët, prodhuesit e qumështit  dhe përfaqësuesit e disa shoqatave bujqësore protestuan, për mospagimin në kohë të subvencioneve dhe mos përmbushjen e kërkesave, që i kanë paraqitur qeverisë vitin e kaluar.

Premtimi që dhanë se një kilogrami oriz do të blihet për jo më pak se 25-30 denarë dhe 1 kilogram orizit të bardhë do të jetë 50-60 denarë. Ne kërkojmë atë që na premtuan në fushatën zgjedhore. Tani arpa e orizit blihet për 10 -15 denarë-tha Dragoljub Gavrilov – prodhues orizi.

Ne si prodhues të qumështit nga Pellagonia kërkojmë subvencionet të paguhen si tek duhani. Të merren si në Serbi dhe Greqi pasi ne nuk kemi marrë subvencione as për litër e as për kokë bagëtie disa vite me radhë. Ndjehemi të mashtruar nga kjo Qeveri. Dje na lëshuan për katër muaj, ndërsa na kanë borxh 22- tha Borçe Buçinski, prodhues qumështi.

Bujqit nuk janë të kënaqur me pagesën e djeshme të subvencioneve pasi ata ishin vetëm për katër muaj. U kërcënuan se nëse Qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre, do t’i radikalizojnë protestat dhe do fillojnë t’i bllokojnë rrugët. Marshin nga Shkupi e filluan nga udhëkryqi tek Mavrovasja ndërsa tek Ura Goce Dellçev u përballën me policinë, kështu mollër dhe specat i hodhën në rrugë. Nga Ministria e bujqësisë thonë se subvencionet i paguajnë në kohë dhe në mënyrë joselektive. Dy vitet e fundit janë paguar 314.5 milionë euro, në bazë të pagesave aktuale dhe borxheve të mbetura nga pushteti i kaluar, dhe me rebalancin e buxhetit  janë siguruar 915 milionë denarë të reja për subvencione, për masa shtesë që do t’i marrin bujqit për lloje të ndryshme të produkteve, shtojnë nga Ministria e bujqësisë.

Alsat

Loading…