Lajme

Bujar Osmani: Maqedonia mbështetë dialogun Kosovë-Serbi me qëllim final njohjen reciproke

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, kanë zhvilluar një konferencë për media pas takimit të tyre të mbajtur sot në Prishtinë, njofton Insajderi.

Gjatë këtij adresimi, Gërvalla dhe Osmani bënë të ditura çështjet për të cilat kanë diskutuar në këtë takim të parë të tyre zyrtar, me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet.

Osmani tha se një ndër çështjet e diskutuara është edhe dialogu me Serbinë, për të cilin Maqedonia e Veriut vlerëson se qëllimi final i këtij dialogu është njohja reciproke midis të dyja vendeve.