Kult

Britani, shitet portreti i Kanunit të Sulltan Sulejmanit për 350 mijë sterlina

Në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britani t

Në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britani të Madhe, portreti i sulltanit osman Kanuni Sulltan Sulejmani, është shitur për 350 mijë sterlina.

Ankandi i titulluar “Bota Islame dhe Artet e Indisë” u zhvillua online dhe nëpërmjet telefonit. Ndërsa përbëhej nga 183 vepra, shkruan Anadolu Agency (AA).

Portreti i Kanunit, i cili ishte në rendin e 58-të, u ofrua për shitje në një vlerë prej 60 mijë sterlina.

Pas ofertave çmimi i portretit është rritur në 350 mijë sterlina. Ende nuk është bërë i ditur emri i personit ose institucionit që e ka blerë portretin.

Blerësi bashkë me taksat do të paguajë 438 mijë sterlina.

Ndërkohë edhe portreti i vajzës së Kanuni Sulltan Sulejmanit, Mihrimah Sulltan, e bërë në shekullin 17 është shitur për 60 mijë sterlina. Vlerësohet se është një vepër shumë e rrallë./ KultPlus.com

The post Britani, shitet portreti i Kanunit të Sulltan Sulejmanit për 350 mijë sterlina appeared first on KultPlus.