Zv/kryeministri Erjon Braçe e ka nisur ditën e sotme duke iu kundërvënë presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Pas ironisë që lëshoi ky i fundit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zona Gol”, Braçe ka vendosur të reagojë përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shprehet se mendësia e presidentit Duka është e lidhur ngushtë me lekët. Më tej, thotë se emri i ri i stadiumit “Qemal Stafa” ( “Air Albania”) dëshmon se si arroganca e privatit po mund kombin dhe vlerat e tij.
Postimi i plotë i zv/kryeministrit Erjon Braçe në “Instagram”
Heronjtë janë të kombit! Tregtarët nuk kanë për ta kuptuar kurrë këtë! Këta janë anglezët , ata që shpikën futbollin! Shihni si i nderuan ata heronjtë e tyre dje, në çdo stadium futbolli, në të gjithë Anglinë! Po e nis ditën me një leksion britanik, i neveritur pafund nga darka e djeshme, ku në një emision futbolli, injoranca epike shkëlqeu edhe njëherë si përherë! Arroganca e privates që po mund kombin, mund të tregtojë gjithçka, por minimalisht duhet ta qepë gojën; të mos ngrejë në qiell kultin e parasë, si vlerë të re të kombit, të mos fyejë në emër të kultit të parasë, heronjtë e kombit.
Është e tepërt që unë të pres nga presidenti i FSHF-së të dijë se kush është Qemal Stafa. Jam i bindur që ai e di thjesht stadium! Stadiumin e vjetër që e ka zëvendësuar me stadiumin e ri, të cilit, ai, presidenti i gjithëpushtetshëm i vë dhe emrin tim nëse unë i paguaj paratë, 650 mijë euro. E kuptoni se cila është mendësia e këtij presidenti dhe haurit që ai drejton?! Mos kërkoni vlera tek këta, as morale, as kombëtare, as sportive. Zero, zero, zero, e tregon futbolli i këtyre. Paraja për ta është heroina e re e kombit! Ke para, e meriton stadiumin, ke para, e meriton edhe emrin në stadiumin kombëtar. Po ngjitem në fillim edhe njëherë. Imagjinoni të drejtonin këta në Angli!
Ca është kjo mo lla, ca ceremonie dun kta para neshjes? Na duhet ai minuti për reklama mo lla, lekë,lekë, ca guerrilsi e guerrilsash dun këta të nerojmë ne-do këshillonte gazetari i tij i paditur. “Ca është kjo president, c’është ky emër Qemal Stafa që kërkojnë këta? Pse Anglia , Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne?” “Lekë, lekë, duam lekë se ata kanë lekë, ne nuk kemi lekë”, do këshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur. Ky është sistemi i vlerave që kanë, asgjë më shumë se kaq. E kanë të tyren, federatën, kombëtaren, madje edhe fituesin, kupën, madje madje edhe rezultatin. Magjistarë! Doni t’iu bëjnë fitues, iu bëjnë. Doni humbës, iu bëjnë prapë! E dini përse? Për para, para, para! Si ato 8 milionë eurot për të bërë zyra! Keni të drejtë! Ç’lidhje keni ju me Qemal Stafën?! Ju nuk e meritoni Qemal Stafën!
View this post on Instagram
A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on
Etiketa: Armand Duka, erjon brace