Lajme

Bordi i Facebook-ut vendosë nëse do t’ia rikthejë llogarinë Trumpit

Bordi Mbikëqyrës i Facebook, do të vendosë nëse

Bordi Mbikëqyrës i Facebook, do të vendosë nëse ish-presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, do t’i rikthejë përsëri rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, transmeton Insajderi.

Trump u ndalua nga dy rrjetet sociale në janar pas trazirave në Capitol Hill, shkruan BBC.

Sipas mediave amerikane, vendimi i bordit pritet të njoftohet të mërkurën.

“Vendimi i së mërkurës mbi Trump është vendosur të jetë vendimi më i madh që Bordi ka marrë që kur u formua vitin e kaluar. Ky vendim nuk mund të apelohet dhe nuk mund të anulohet nga asnjë punonjës i Facebook”, thuhet në artikullin e publikuar nga kjo media.

Ky vendimi vlen edhe për Instagramin në pronësi të Facebook, ku Trump ka një llogari.

Trump ka pothuajse 60 milionë ndjekës në Facebook dhe Instagram./Insajderi.com