Showbiz

Bora Zemani prezanton dashurinë e saj të parë dhe prek me dedikimin: Të dua, shumë shumë!

Sot për moderatoren e njohur, Bora Zemani është

Sot për moderatoren e njohur, Bora Zemani është një dite e veçantë, pasi babai i saj feston ditëlindjen.



Nuk kishte se si të mungonte edhe një urim publik nga Bora, e cila ka postuar në Instagram një foto me babain e saj, ku shfaqet e shumë e vogël .

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Bora ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë  me të atit, duke i dedikuar edhe një tatuazh në trup. Ajo realizoi mbi supin e saj disa yje të kuq, që përkonin me gradën e fundit që babai i saj ka mbajtur si oficer i Forcave të Armatosura.