Lajme

“Bomi petë” – Kujtim Shala i jep një porosi Arben Gashit derisa ai del në foltore

Derisa deputeti i LDK-së Arben Gashi ka marrë fjalën në Kuvend, Kujtim Shala është dëgjuar duke thënë “bomi petë…” por më shumë nuk kuptohet fjala.

Deputeti Arben Gashi ka kritikuar pushtetin e VV-së për arrogancë dhe ka thënë se kur flasin për opozitën, duhet t’i drejtohen secilës parti me emër.

Në fjalimin e tij Gashi ka kritikuar qeverinë, duke thënë se Qeverinë Kurti e përfaqëson dhe e karakterizon mashtrimi.

Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se po tentojnë të fshihen pas gjinisë duke e përmendur edhe rastin e kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK’ja në Vetëvendosje.

Mashtrimin që e keni kthyer në kauzë, është ajo çfarë ju përfaqëson dhe ju karakterizon. Përfaqësimi mes mashtrimit është i padenjë. Tani jeni në pushtet, nëse diçka është gabim, rregullone, nëse diçka nuk funksion rregullone. Trajtoni me prioritet gratë e këtij vendi, jo sepse janë gra por sepse janë deputete”, ka thënë ai.

Gashi është shprehur se po mbrohet pazari politik për shkak të gjinisë.

“Duke tentuar të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë është mizori. Pazari ka ndodhur, ajo është deputete si të tjerët, pa marrë parasysh a është grua apo burrë. Është deputetja që ka ndrruar pozicionin politik për shkak të benificoneve. Gratë edhe burrat e këtij kuvendi janë të barabartë dhe nuk mbrohet e as sulmohet askush për shkak të gjinisë. Thirrja e partive të pushtetit është e paarsyeshme”, ka shtuar ai.