Maqedoni

Bomba të reja për LSDM-në dhe VMRO-në, dëgjohen Janushevi dhe Zaevi

Sot në kanalin Youtube dolën biseda

Sot në kanalin Youtube dolën biseda të reja të përgjuara. Njëra ka të bëjë me sekretarin e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev. Ai bisedon me Mile Janakievskin për lista të të punësuarve dhe disa mospajtime rreth këtyre të punësuarve që janë shënuar. Për dallim nga bombat e publikuara deri tani, kjo nuk është bisedë e incizuar nga ndonjë takim, por bëhet fjalë për bisedë të përgjuar dhe është incizim i vjetër. Paralelisht me këtë u publikuan edhe pjesë të reja të takimit Zoran Zaev dhe Aleksandar Verushevski, djali i ish Agjentit Zoran Verushevski. Në këtë incizim Zaev sqaron se plotësisht e kontrollon LSDM-në, vetë e financon dhe se nuk ka nevojë për Branko Crvenkovskin. Zaev vetë tregon se ka kapital prej 8.5 milionë euro.

Alsat