Lajme

Boçi: Shahini mashtron! Asnjë kartë nuk u është dhënë studentëve

“Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht p

“Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht”!

Kështu shprehet ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Boçi akuzon Ministren e Arsimit Besa Shahini, se gjatë një takimi dje në qytetin e Elbasanit, ka mashtruar në lidhje me shpërndarjen e kartave të studentit, duke shtuar se karta nuk ekziston dhe se ministrja Shahini nuk iu përgjigj shumë kërkesave të studentëve.

“Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama. Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!”, shkruan Boçi

Postimi i plotë

PATURPËSIA E BESËS

Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht.
Paturpësia për këta nuk paska cak!
Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit.
Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej.
Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë.
Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi.
Karta nuk ekziston.
Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.
Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia.
Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.
Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve.
Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike.
Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama:
Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!


Etiketa: , , ,