Lajme

‘Bllokuan rrugën’, lirohen 3 protestuesit e Unazës së Re

So janë liruar 3 protestuesit e Unazës së Re

So janë liruar 3 protestuesit e Unazës së Re, që ishin arrestuar 18 ditë më parë. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skender Doda ankimuan sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërkohë që Gjykata e Apelit i la ata në ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e shkallës së parë kishte caktuar më herët masën ‘arrest me burg’. Ata u arrestuan pasi u akuzuan për bllokim rruge, që me kodin e ri, vepra të tilla dënohen deri në 3 vite burg.

Ndërkohë, nga jashtë Gjykatës së Apelit ka folur edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili tha se “Vendimi ‘arrest shtëpie’ u dha me arsyen që këta qytetarë të mos dalin më në protestë, të mos thonë fjalën e tyre”.


Etiketa: ,