Lajme

Bllokimi i llogarive të Telekomit, Sindikata sot njofton për veprimet që do t’i marrin

Ditë më parë kompanisë publike, Telekomi i Kosovës, iu janë bllokuar llogaritë, raporton.

Rrjedhimisht, punëtorët e kësaj kompanie kanë paralajmëruar se sot do të shpalosin masat që do t’i ndërmarrin.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020  në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.

Punëtorët e Sindikatës, ditë më parë kanë bërë të ditur gjithashtu se tashmë ka filluar edhe tërheqja e borxhit nga llogaritë.