Lajme

Blinken: Kina po vepron në mënyrë më agresive jashtë vendit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, k

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Kina kohët e fundit është duke vepruar në mënyrë “më agresive jashtë vendit” dhe po sillet “gjithnjë e më shumë në mënyra kundërshtuese”, transmeton Insajderi.

“Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit është që Kina po vepron në mënyrë më shtypëse brenda dhe më agresive jashtë vendit. Ky është një fakt. Po sillet sikur dikush që po përpiqet të konkurrojë padrejtësisht dhe gjithnjë e më shumë në mënyra kundërshtuese”, ka thënë ai.

I pyetur në një intervistë të ‘CBS NeWs’ nëse Washningtoni po shkon drejt një konfrontimi ushtarak me Pekinin, Blinken tha “një gjë e tillë është thellësisht kundër interesave të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur në atë pikë”, shkruan Reuters.

“Po sillet sikur dikush që po përpiqet të konkurrojë padrejtësisht dhe gjithnjë e më shumë në mënyra kundërshtuese. Por ne jemi shumë më efektivë dhe më të fortë kur bashkohemi me vendet që ndajmë të njëjtat mendime dhe që jemi dëmtuar ngjashëm për t’i thënë Pekinit: Kjo nuk mund dhe nuk do të qëndrojë”, tha Blinken./Insajderi.com