Lajme

Bjellorusi: Hetim penal kundër figurës së opozitës

Autoritetet e Bjellorusisë njoftuan të hënën pë

Autoritetet e Bjellorusisë njoftuan të hënën për një hetim penal kundër figurës kryesore të opozitës së vendit me akuzat e terrorizmit, një veprim që pason një goditje të gjerë të policisë ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Prokurori i Përgjithshëm i Bjellorusisë, Andrei Shved, tha se zyra e tij ka filluar një hetim penal kundër Sviatlana Tsikhanouskaya, kandidatja kryesore e opozitës e cila sfidoi Presidentin Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e gushtit, raporton Euronews.

Shved tha në një deklaratë se Tsikhanouskaya dhe disa njerëz të tjerë të paidentifikuar dyshohen se u përpoqën të organizonin shpërthime dhe sulme zjarrvënie në kryeqytetin Bjellorus të Minsk dhe qytete të tjera disa ditë më parë.

Një zëdhënëse e Tsikhanouskaya, e cila u detyrua të linte vendin për në Lituaninë fqinje pas zgjedhjeve, hodhi poshtë akuzat si “absurde”. /Insajderi.com