Kosovë

Biznesmeni i arratisur për vjedhjen e 2 milionë Eurove nga thesari është anëtar i NISMA’s

Një skandal i madh ka plasur sot në Kosovë. Dy milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit në llogarinë e një kompanie private me emrin LDA Group Shpk, në pronësi të Kadri e Valon Shalës. Gazeta Online Reporteri.net nga burime të saj mëson se Kadri Shala është anëtarë i partisë Nisma Socialdemokrate.

Kjo dokumentohet nga psotimet e degës së NISMA’s në Drenas ku Kadri Shala ka qenë anëtar i kryesisë nga Llapushniku.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Për këtë skandal është arrestuar një punëtor i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda anëtar i PDK-së, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati. Bëhet fjalë për Labinot Grudën, ku pos pronës së tij në Komoran, është bastisur edhe banesa në Prishtinë dhe i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4, shkruan Reporteri.net.

“LDA Group” është kompania të cilës iu transferuan paratë, pronë e Valon Shalës, sipas të dhënave publike të cilat figurojnë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Valon Shala, bashkë me familjarin e tij Kadri Shala janë në arrati për të njëjtin rast që u arrestua sot Gruda, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Kompania ka bazën në Komunën e Drenasit, konkretisht në fshatin Llapushnik të kësaj komune.

Bazuar në të dhënat e publikuara në ARBK, kompania “LDA Group” është regjistruar si biznes më 21 gusht të vitit 2019.