Lajme

Bill Gates: Në fund të vitit 2022 kthehemi plotësisht në normalitet

Miliarderi, Bill Gates, ka thënë se ai mbetet m

Miliarderi, Bill Gates, ka thënë se ai mbetet me shpresë se bota do të “kthehet plotësisht në normalitet” deri në fund të vitit 2022, pasi deri atëherë do të ketë më shumë vaksina për të luftuar pandeminë, trasmeton Insajderi.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, ka folur për rrjetin britanik, ‘Sky News’, i cili tha se me përshpejtimin e fushatës së vaksinimit në vendet më të pasura si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dozat e vaksinave do të shpërndahen në vendet e tjera dhe pandemia do të largohet.

Ai nuk pret që Covid-19 të përfundojë deri vitin e ardhshëm, por ka thënë se është optimist se numri i rasteve do të kufizohej në ” numër shumë të vogël ” deri në fund të vitit të vitit 2022.

65-vjeçar paralajmëroi, se përgatitja për pandemitë në të ardhmen është një “përparësi kryesore” dhe shprehu shqetësimin se makthi që po përjetojmë sot do të harrohet, ashtu siç ndodhi pas shpërthimit të sëmundjes së Ebolas.

“Sidoqoftë, për shkak të kostos shkatërruese globale ekonomike dhe njerëzore të pandemisë besoi “se kjo gjeneratë do ta mbajë mend këtë periudhë”, ka thënë Gates./Insajderi.