Ballkan

Bilanci në Maqedoninë e Veriut, 444 të infektuar dhe 21 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot 444 raste të reja me koronavirus, nga 2518 testime të kryera.





Autoritetet e Shëndetësisë konfirmojnë se 21 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19.

Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga virusi.