Ballkan

Bilanci në Greqi, shënohen 2147 raste me koronavirus dhe 22 viktima në 24 orët e fundit

Edhe në Greqi, situata nga pandemia është rëndu

Edhe në Greqi, situata nga pandemia është rënduar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Autoritetet shëndetësore në Greqi konfirmuan 22 viktima nga Covid, ndërsa rastet e reja kanë kapërcyer në 2147.





Gjithashtu bëhet me dije se 357 pacientë janë shtruar në spitale për të marrë trajtim si pasojë e gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Krahasuar me ditën e djeshme numri i të infektuarve është rritur në mënyrë alarmante. Në 24 orët e kaluara ishin 880 të infektuar, ndërsa sot 2147 persona.