Kosovë

Bilall Sherifi: Mos u mundoni t’ia vidhni mandatet Nismës

Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall

Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në konferencë për media tha se askush mos të mundohen t’i vjedhin mandatet Nisma-së, por të kontribuojnë në padrejtësia që po u bëhet.

“Këto vota nuk janë të tyre i shoh nga ata që i fërkojnë duar që të vjedhin mandatet e Nisma-së , këto janë mandate të Nisma-së të 42 mijë, kështu që mos të shohin vetëm të vjedhin mandatet tona, por le të kontribuojnë që padrejtësia të mënjanohet”, ka thënë Sherifi.

Tutje, Sherifi ftoi të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ që ta grisin zërin e tyre kundër këtij krimi zgjedhor, sepse nesër mund të pësoj edhe ata.

“Unë i ftoj te gjitha partit politike, që kanë përfaqësuesit e tyre në KQZ që të mos te heshtin le të ngrisin zërin për këtë krim zgjedhor, të mos të shohin se kush po fiton dhe kush po pëson sepse sot mund të jem unë e nesër mund të jenë ata, e drejta duhet të triumfoj këtu”, ka përfunduar Sherifi./Insajderi.com