Teknologji

Bie pre e sulmeve kibernetike edhe Maqedonia e Veriut, hakerohet faqja e MASH! Dyshohet se pas sulmit qëndrojnë grekët

Është hakeruar ueb faqja e internetit e Minist

Është hakeruar ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut



Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shfaqet mesazhi, në të cilin thuhet se faqja është hakeruar nga hakerat grekë

“HACKED BY GREEK HACKINGTEAM NETwATCHERS”,- thekson mesazhi, sipas raportimeve nga mediat vendase.

Për shkak të sulmit, nuk hapet asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”, shkruan Alsat.

Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje