Ballkan

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 129 në 24 orët e fundit, shënohen 6 viktima

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar ulje të ndjeshme në 129.





Në krahasim me ditën e djeshme, janë rreth 36 raste më pak kurse numri i viktimave në 24 orë mbetet ende konstant.

6 viktima u shënuan në 24 orët e fundit siç raportojnë mediat maqedonase.

Ndërkohë priten rezultatet edhe për 20 testa nga qendrat private që do i shtohen raportit zyrtar të 24 orëve të fundit.