Bota

Bideni zyrtarisht siguron mjaftueshëm vota nga Kolegji Elektoral për t’u bërë president

Kalifornia ka certifikuar zgjedhjet presidenciale të premten duke bërë që zyrtarisht demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet me shumicën e votave të Kolegjit Elektoral.

Sipas të dhënave të Associated Press, miratimi zyrtar i fitores së Bidenit nga Sekretari i Shtetit, Alex Padilla, ka çuar numrin e zgjedhësve të tij në 279. Kjo është mbi numrin e nevojshëm që duhet për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, që është 270.

Këta hapa në zgjedhje zakonisht injorohen formalisht, por, në këto zgjedhje është bërë një ndryshim pasi presidenti Donald Trump vazhdon të mohoj fitoren e Bidenit dhe ka ndjekur strategji ligjore që synojnë përmbysjen e rezultateve para finalizimit.

Megjithatë, është bërë e dukshme tashmë për javë se Bideni ka fituar zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ndërsa mbledhja e më shumë se 270 votave elektorale është hapi i parë i tij drejt Shtëpisë së Bardhë, ka thënë Edward B. Foley, profesoj juridik në Universitetin Shtetëror të Ohaios.

Tri shtete të tjera të fituara nga Bideni, Kolorado, Hawaii dhe New Jersey, ende nuk kanë certifikuar rezultatet e tyre. Kur ato të certifikohen, Bideni do të ketë 306 vota elektorale, ndërsa Trumpi 232.

Trumpi dhe aleatët e tij kanë ngritur të paktën 50 raste ligjore në përpjekje për të përmbysur rezultatin e fitores së Bidenit, kryesisht në Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Më shumë se 30 prej tyre janë refuzuar ose janë hedhur poshtë, sipas të dhënave të AP-së.