tjera

Bideni rrit epërsinë ndaj Trumpit, shkas qasja ndaj pandemisë

Kandidati demokrat, Joe Biden e ka rritur epërsinë e tij, një muaj para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Sondazhi i ndërmarrë pasi që presidenti Donald Trump u infektua me koronavirus, ka bërë të ditur se shumica e amerikanëve mendojnë se Trumpi ka mundur t’i shmanget infektimit, po ta kishte marrë më seriozisht tërë gjendjen.

Sipas sondazhit të Reuters/ Ipsos, më 2 dhe 3 tetor, përkrahja për Trumpin nuk ka shkuar përtej qarkut të tij të përkrahësve, disa prej të cilëve u mlodhën para spitalit ushtarak “Walter Reed”, ku po trajtohet presidenti i SHBA-së.

Trumpi vazhdimisht e ka hedhur poshtë gjendjen pandemike, duke thënë se virusi do të zhduket vetë, madje edhe duke e qortuar Bidenin për bartjen e maskës.

Në mesin e të anketuarve, 51 për qind janë vënë në mbështetje të Bidenit derisa 41 për qind kanë thënë se do të votojnë për Trumpin