Lajme

Biden krenohet në fushatë elektorale, përmend faktin se një rrugë në Kosovë mban emrin e djalit të tij

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka folur për Kosovën gjatë fushatës së tij zgjedhore në Michigan.

Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.

Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës.

Mustafa, në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kishte thënë se emërtimi i kësaj rruge shumë të rëndësishme të Kosovës me emrin e Beau Biden, ishte diskutuar në të gjitha nivelet dhe është një disponim i përgjithshëm që përmes këtij vendimi të tregohet falënderimi dhe mirënjohja për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.