Lajme

Biden do të nderojë 500 mijë viktimat e Coronavirusit në SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të nderojë v

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të nderojë viktimat e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifra e të cilave është afër 500 mijë, me një ceremoni të ndezjes së qirinjve dhe një minutë heshtje, transmeton Insajderi.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ceremonia do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:15.

SHBA-ja pritet ta kalojnë këtë moment të zymtë pas më shumë se një vit që nga vdekja e parë në vend.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni do të marrë pjesë bashkë me zonjën e Parë, Jill Biden, zëvendës-presidentin Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff, në momentin e heshtjes dhe ceremonisë së ndriçimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më shumë se 28.1 milionë raste pozitive me Coronavirus që nga fillimi i pandemisë./Insajderi.com