Lajme

Biba: PD duhet përgëzuar për Kajmakun, shkoi përtej KQZ e Prokurorisë

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjev

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, deklaroi në rubrikën “Opinion”, në News24, se Partia Demokratike është për t’u përgëzuar me denoncimin ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili tashmë është shkarkuar nga KQZ.

Biba tha se PD shkoi përtej KQZ dhe Prokurorisë, duke zbuluar arrestimin e Kajmakut në Greqi për falsifikim parash.

“As mund të imagjinohet një gjë e tillë. Por, letra e Gazmend Bardhit drejtuar KQZ ishte pa asnjë dyshim një formë presioni. Është për t’u përgëzuar PD, sepse ishte iniciatore, si duket pati informacionet, dhe shkoi përtej mundësisë së KQZ, madje edhe Prokurorisë, për Kajmakun e të tjerët”, u shpreh Biba.


Etiketa: , , , ,