Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar ndaj ngërcit të krijuar midis Presidentit, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Parlamentit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Pack e konsideron “shtrembërim në drejtësi” betimin e Arta Vorpsit tek një notere si anëtare e Kushtetueses. Kësisoj, i bën thirrje Bashkimit Europian që të veprojë.
“Një shtrembërim i drejtësisë në Shqipëri të nominuarit një gjyqtare në Kushtetuese në mënyrë antikushtetuese; ajo preferon të betohet përpara një noteri publik dhe jo përpara Presidentit të Republikës, sikurse e përcakton Kushtetuta. BE duhet të veprojë!”– shkruan Doris Pack.
A travesty of justice in #Albania unconstitutionally nominated as a constitutional judge, she chooses to swear herself in front of a notary public not the #PresidentoftheRepublic as #Constitution requires. EU must act!
— Doris Pack (@pack_doris) November 14, 2019
Etiketa: Doris Pack