Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ka dalë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik argumentoi se Besnik Muçi nuk justifikon pasurinë.
Sipas Komisionerit Publik subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë. Ai nuk e justifikoi plotësisht atë.
Për pasurinë 57 m2 blerë në vitin 2006, subjekti ka deklaruar disa hua nga babai dhe xhaxhai. Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën në veting ka mospërputhje.
Komisioneri Publik vlerëson se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra. Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kane huajtur para.
Gjithashtu sipas raportit të DSIK, Besnik Muçi ka patur kontakte me një biznesmen ndërtimi, i cili cilësohet si problematik.
Etiketa: Besnik Muçi