Lajme

Bernie Sanders: “Vladimir Putin po vret Navalny para gjithë botës”

Senatori Bernie Sanders nga Vermont nuk u përmb

Senatori Bernie Sanders nga Vermont nuk u përmbajt teksa po mbështeste thirrjet në rritje që kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny të merrte trajtimin e duhur mjekësor, njofton Insajderi.

“Mos u gaboni me këtë që po ndodh: aktivisti Aleksei Navalny po vritet para botës nga Vladimir Putin për krimin e ekspozimit të korrupsionit të madh të Putinit. Mjekët e Navalny duhet të lejohen t’i japin kujdes të menjëhershëm mjekësor”, tha Sanders në një postim në Twitter.

Sipas Insider, kritikat e senatorit të Vermontit ndaj presidentit rus erdhën pasi mjeku i Navalny tha se ai mund të “vdiste në çdo moment”. Administrata e Biden i ka thënë Rusisë se do të ketë pasoja nëse Navalny vdes.

Navalny ka qenë në një grevë urie për javë të tëra, duke kërkuar që ai të marrë kujdesin e duhur mjekësor për ankesat për dhimbje shpine dhe mpirje në njërën nga këmbët e tij.

Aktivisti anti-korrupsion të hënën u transferua në një spital burgu në një koloni të veçantë penale nga ku po mbahej. Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë tha se gjendja e Navalny ishte “e kënaqshme”, sipas ABC News.

Ndërkohë, aleatët e Navalny kanë thënë që shëndeti i tij po përkeqësohet me shpejtësi dhe janë përpjekur të mos i referohen institucionit ku ai u transferua si “spital”.

“Ju lutemi ndaloni së shkruari se Navalny është transferuar në një spital. Nuk është një spital, është vetëm një koloni tjetër penale që ka të njëjtat kushte torturuese, të njëjtën gjë, përveç faktit se ka pak mjekë të kualifikuar zyrtarisht në vend. Kjo nuk ndryshon asgjë”, tha Maria Pevchikh, një hetuese në Fondacionin Antikorrupsion të Navalny, në një postim në Twitter. /Insajderi.com