Lajme

Bërnabiq: Deklarata e Kurtit s’është e qartë, cilësia e jetës së qytetarëve të Kosovës varet nga dialogu

“Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot, raporton Tanjug

Bërnabiq tha se “çdo politikan pragmatik mendon së pari për cilësinë e jetës së qytetarëve”.

“Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Bërnabiq tha se “çdo politikan pragmatik mendon së pari për cilësinë e jetës së qytetarëve”.

“Për shkak të gjithë kësaj, deklarata e Kurtit nuk është e qartë për mua, por mbase unë jam shumë pragmatike”, tha Bërnabiq, duke shtuar se do të ishte “prioriteti numër një” për të dhe se është parakusht që situata në Kosovë të përmirësohet.