Lajme

Berisha numëron arsyet pse duhet protestuar ndaj vizitës së Vuçiqit në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përmendur katër arsyet që sipas tij, qytetarët duhet të dalin në protestën kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Tiranë të hënën, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi në Facebook, si arsye të parë ai e përmend faktin se “Vuçiq është ministër i Millosheviqit”, e i cili ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Arsyeja e dytë, thothë Berisha, është se “Ballkani i Hapur” është një projekt që e rrit dhe forcon planet e “Serbisë së Madhe”.

“1. Vuçiq është ministër i Millosheviqit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe, andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet!”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Berisha thekson se kryeministri shqiptar, Edi Rama, po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe se është bërë “kukull” e Vuçiqi.

Po ashtu, ai përmend edhe Kosovën duke thënë se ende ka plagë të hapura për të cilat presidneti serb, është nga përgjegjësit kryesor, i cili i mohon edhe krimet e masakrat e kryera gjatë luftës së fundit.

“Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor. Perveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të”, theksoi tutje ai.

Ndryshe, Rama, Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, do të takohen të hënën në Tiranë, për të nënshkruar disa marrëveshje për “Ballkanin e Hapur”./Insajderi.com