Sport

Berisha mund ta lë Salzburgun këtë verë, ekipi austriak kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, mund të largo

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, mund të largohet nga Salzburgu këtë verë, por ekipi austriak i ka caktuar një çmim, njofton Insajderi.

“Salzburger Nachrichten” ka njoftuar të martën se kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë Berishën.

Tashmë Berisha mund të luajë në skuadra të mëdha të Evropës – të cilat kanë shprehur interesim për të –  gjë për të cilën Salzburg janë të vetëdijshëm.

Kurse, Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Salzburgun , e cila i skadon vitin e ardhshëm.

Këtë edicion, Berisha ka pasur një performancë të mirë te Salzburgu duke shënuar 19 gola dhe asistuar 12 herë në 38 paraqitje në të gjitha garat dhe kishte treguar një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 3-0 në finalen e Kupës FB. /Insajderi.com