Maqedoni

Berisha: Mësimi online, shkelmi i fundit në arsim

Përfaqësuesja e Aleancës për Shqiptarët, Vj

Përfaqësuesja e Aleancës për Shqiptarët, Vjollca Berisha në paraqitjen e saj në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat përballë zëvendësministrit të Arsimit Shabani, akuzoi se gjatë gjithë kësaj periudhe të mësimit online i është dhënë shkelmi i fundit arsimit në vend. Ajo u shpreh se nuk e kupton gjithë këtë ngulm për reformën e librave digjitalë, kur gjatë gjithë kësaj periudhe është demonstruar se është një dështim total për arsimin tonë. Berisha tha se nxënësit që kur ka filluar pandemia dëgjojnë mësimin vetëm nëpërmjet telefonit, ku nuk iu paraqitet as ndonjë slide të paktën për orientim.

– Advertisements –


Në arsim ka improvizime. Nuk është aq relevante nëse ka mbajtur mësim në shkollë apo prej shtëpi online, por i është lënë të zgjedhë. Por ne bashkërisht e kemi parë, edhe prindërit, edhe nxënësit, edhe mësuesit se gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi një zero në arsim, është shqelmi i fundit që i është dhënë arsimit. Duke parë se i gjithë mësimi online ishte një zero, përse gjithë kjo shprese dhe dëshirë se mesmi digjatal do jetë një reformë në arsim. Nxënësit me telefon e dëgjojnë orën e mësimit, as ndonjë slide nuk iu del për të pasur një orientim, ndërsa tani na propozohet reforma digjitale.