Lajme

Berisha: Drejtori i ri i Portit, konfidenti i ‘Don Djall Agaçit’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Pirro Vëngut, si drejtor i Portit të Durrësit. Ai shkruan në “Facebook” se drejtori i ri është përfaqësues kryesor dhe ndërlidhës i mandatuar i “Ndragetës” në të dy anët e Adriatikut. Sipas Berishës, zëvendësimi i rrufeshëm i ish-drejtorit Agron Tare me Pirro Vëngun është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin e quan “Don Djall Agaçio”.

Mesazhi i Berishës:

Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!
Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.

Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. Sb


Etiketa: , , ,