Lajme

Berisha: Braçe dhe Kokoneshi fshihen pas atentatit ndaj Ndojës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar paradi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar paraditen e sotme në rrjetin social “Facebook” denoncimin e një qytetareje dixhitale, lidhur me atentatin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Duke qëndruar anonime, qytetarja pretendon se pak ditë përpara se të ndodhte atentati në mbikalimin e Shkozetit, në një lokal në zonën e Divjakës është pikasur kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi së bashku me deputetin e kësaj zone e njëherësh zv/kryeministrin Erjon Braçe, teksa flisnin për Ndojen. Po sipas denoncimit, në tavolinë ka qenë gjithashtu  një personazh i njohur i botës së krimit, Orges Bilbili.

Përmes këtij denoncimi, Berisha hedh alibinë se atentati është porositur nga zyrtarë të lartë dhe është kryer nga Bilbili, i shpallur në kërkim nga policia për ngjarje të tjera kriminale.


Etiketa: