Lajme

Berisha: As 99 për qind e tru shpëlarësve nuk e njohin Vjosa Osmanin sa unë

Zafir Berishës të Nismës Socialdemokrate nuk i ka pëlqyer sjellja e Vjosa Osmani kur filloi të ushtronte detyrën e presidentes.

Në “Dhoma e Rrëfimit” Berisha deklaroi se Osmani nuk mund të bëhet presidente vetëm me mbështetjen e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdylit.

“Për me qenë presidente duhet me pas një fuqi politike ajo nuk mund të bëhet presidente me mbështetjen e Haxhi Avdylit. Nëse i ka votat le të bëhet, por sjellja si ushtruese e detyrës në ditët e para nuk më ka pëlqyer por e kam përshtypjen se as 99 për qind të atyre tru shpëlarëve që shkojnë si kopeja pas deleve nuk e njohin sa unë. Nuk dua të bi në nivelin e saj dhe të merrem me të”, ka thënë ai.

Berisha theksoi se aktualisht Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe se PDK duhet të bëhet pjesë e institucioneve.