Lajme

Berat, përmbyset kamioni me pllaka guri, plagoset shoferi

Një kamion që transportonte pllaka guri ësht

Një kamion që transportonte pllaka guri është përmbysur dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Bogovë.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, por është mbajtur e fshehur nga vetë pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ. Ata e kanë lëvizur automjetin e aksidentuar nga vendngjarja dhe kanë transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal të Beratit pa njoftuar policinë.

Shoferi i plagosur, 35-vjeçari Fatjon Rama, nuk ka treguar për aksidentin, por ka thënë në spital se kishte rënë nga muri i shtëpisë.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat bëjnë me dije se ngjarja është mbajtur e fshehur nga vetë pronarët e firmave, të cilët jo vetëm që nuk kanë njoftuar për ngjarjen, por edhe kanë prishur vendin e aksidentit të rëndë.


Etiketa: , , ,