Opinione

Beqir Ndou, biri i Nikaj – Merturit, patriot dhe besnik i idealeve atdhetare

Për të folur dhe shkruar për figurën dhe person

Për të folur dhe shkruar për figurën dhe personalitetin e njeriut që për një gjysëm shekulli ishte personi më i pushtetshëm në Tropojë, birit të shquar të Nikaj- Merturit dhe mbarë Malësisë dhe Kosovës, Beqir Ndou, deomos duhet te studiojmë prejardhjen e tij.E siç shkruan vete ai ne kujtimet e mbetura, ka lindur ne katundin Shengjergj te Merturit ne vitin 1919.Me vonë, shkruan ai, kemi dalë në Bujan, Rosujë në vendin e quajtur Bogishë. Pasi mbaroi shkollën fillore aty dhe te xhamia e Dojanit, në vitin shkollor 1933-1934 vazhdoi shkollën me tëj në Krumë, duke mbaruar 5 vjecaren, e më pastaj gjimnazin ne Shkoder.

Biografët e tij, vecmas Mark Palnikaj, kanë arritur në konkluzionin se persona te tillë lindin, duke marre shkas nga shtrirja gjeografike dhe njerëzit që jetojnë përreth.E krahina e Nikaj -Merturit, fisi Mertur njihet historikisht me vecantitë e njerëzve që kanë jetuar në ato anë.

Ja si përshkruhet nga të huajt këtu e para një shekulli, malësori i Nikaj- Merturit:

“Shtatnaltë, ijehollë, shpatullgjanë, gjakkulluet, si vena ne gastare. Synin gace xixelluesë nën vetullat e zeza, rrashten karakteristike te maleve dinarike, banori nip i Lekës, paraqet tipin e squet të veriut pa moterzime as kryqezime race; i pastër në gjuhë, ma i pastër ne doke; i kadaleshëm në kuvend dhe i matun në urti, i peshuem ne gjykime, i premë ne vendime…”

Ndërsa At Zef Pllumi, i cili ka shërbyer disa vite në këtë krahinë si famulltar i kishës së Nikajve, ne librin e tij “Rrno per me tregue”, i përshkruan kështu malësorët e këtyre anëve:

“Po të ishte kjo zonë ne perendim, do ta thurshin me tel e mos me lane kurrkend me hi pa kontroll.Ketu të gjithë njerëzit janë mbretër, dhe ne mes vetit kanë marrëdhënie të barabarta si mbretër.Vetëm këtu është i saktë koncepti i njeriut te lirë.Këtu janë njerëzit më të lirë që ka bota…”

E nuk kishte si të lindte ndryshe kjo krahinë birin e saj të shquar, Beqir Ndoun.Ai ishte pinjoll i një familjeje në zë dhe të një dere bujare , i shtepisë së Ndue Sokolit të Shëngjergjit, dera e të cilit ishte e njohur historikisht në breza për nder e burrni, gackeqe e mencuri, zgjuarsi dhe hijeshi.

E keto tipare karaktersitike i ruajti perjetësisht Beqir Ndou.Unë nuk do flas per aktivitetin e tij, se do ia lëmë historianëve e biografëve, por do flas shkurt për disa anë te vecanta të tij.

Ndue Sokoli, babai i Beqirit kishte miqësi më të parët e mi dhe shpesh vinte si mysafir ne kullën tonë.Unë atë botë isha femijë e degjoja ne odën e burrave bisedat qe bënte babai im, ndjestë pastë me të.Bëhet fjalë për fundvitet pesedhjetë, kur Beqiri ishte dënuar se pari , por i ati qendronte kryelarte dhe thoshte se Beqirit i qofte hallall rrita si ia kam ba, se asht tregue besnik, nuk ka paditë shoket e nuk asht tradhtar.Ai asht dhe mbetet besnik dhe atdhetar.

Sipas dokumentave arkivore, Beqir Ndou u akuzua pos të tjerave edhe për qëndrimin që mbajti në veprimtarinë armiqësore të Sali Ormenit, duke mos treguar as sqaruar veprimtarine e tij ne plenumin e KQ.E Ndue Sokoli perfundonte bisedat e tij me shprehjen domethenese se “kangët i di, por s’po më lëshon zani”.

Duke pasur nje shpirt dhe zemër humane, Beqir Ndou shkroi edhe vepra letrare, sic shkruan ai ne kujtimet e tij pak para vdekjes. Romani “Bari shpirtrash “ qe bën fjalë per priftërinjët dhe bajraktarët gjatë okupacionit austriak 1916-1918 dhe novelën me titull “Besë grash”, te dyja keto vepra të kofiskuara nga hetuesit gjate arrestimit të dytë ne korrik të vitit 1980.

Une pata fatin ta takoj vetëm një herë , dikund kah viti 1994, kohë kur vinte shpesh ne Tropojë e në Nikaj -Mertur.Ishim të dy bashkeudhetarë për në Lekbibaj me fugonin e linjës.Në Fierzë hypi në fugon në sediljen afër meje që ishte bosh.E njoha, ndonëse nuk ishim takuar kurrë.Biseduam rrugës dhe në qënder të komunës duke pi kafën e vetme me të.

Duhet t’i pershtatëni sistemit ju të rinjët, më tha.Mos e harroni vendlindjen.Jeta asht e shkurtë për të krye vepra te mëdha, prandaj te punoni për Nikaj -Merturin, Tropojën , Shqipninë.

Theniet e tij pak para vdekjes, se “unë kam lindur në Malësi, por ketu kam jetuar shumë pak dhe dëshira ime është që të vdes në këtë vend dhe të varrosem në “Bajram Curri”, janë sinkronizimi i dashurisë dhe mallit ndaj vendit ku kishte lindur, ndaj Malësisë së Gjakovës.

Pra kuptohet më së miri, se Beqir Ndou, biri i shquar i Nikaj- Merturit dhe Malësisë së Gjakovës, ishte dhe mbetet vertetë patriot dhe besnik i idealeve atdhetare.