Sport

Benzema tregon pse është i ashpër me Vinicus Junior

Sulmuesi i Real Madridit , Karim Benzema ka tre

Sulmuesi i Real Madridit , Karim Benzema ka treguar se pse është i ashpër me Vinicus Junior.

Ai tha se ia do të mirën atij sepse është një lojtar që ka gjithçka për të triumfuar.

“Disa herë, unë mund të jem pak i ashpër me të, por është për të mirën e tij. Unë e di që ai mund të japë më shumë dhe sepse ai mund të jetë një fenomen kur të dojë”, tha Benzema.

Vinicius shpesh po starton në ndeshjet e mbretërve për shkak të mungesës së sulmuesit belg, Eden Hazard, shkak i lëndimeve. /Insajderi.com