Sport

Benzema dënohet me 1 vit burg

Karim Benzema është dënuar me një vit burg, me

Karim Benzema është dënuar me një vit burg, me kusht, për çështjen “sextape”. Sulmuesi i Real Madrid dhe përfaqësueses franceze është shpallur fajtor për tentativë zhvatje ndaj ish shokut të skuadrës Mathieu Valbuena, i cili ishte i përfshire në një video hot. Gjykata tribunale në Francë ka dënuar sulmuesin edhe me 75 mijë euro gjobë.



File Photo Of France’s National Soccer Team Players Mathieu Valbuena And Karim Benzema Attending A Training Session In Clairefontaine, Near Paris

Benzema nuk ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore pasi ishte i grumbulluar me ekipin e Real Madrid për sfidën e Champions League kundër Sheriff.