Lajme

“Bën strategji”, Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen”

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puth

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Ajo zhvilloi takimin e parë me Muratin ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa situata e këtij të fundit me Sindin agravoi. Përballja e dyshes nuk ishte aspak e këndshme, teksa Sindi i kërkonte llogari duke u justifikuar me faktin se kishte investuar në “lidhjen” e tyre, ndërsa Murati nga ana tjetër shprehu pëlqim për Olën dhe kërkoi që Sindi të tërhiqte deklaratën e saj, se ishte në “Për’puthen” vetëm për Muratin.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.

Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”– shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

2


Etiketa: ,